25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Vendimi pritet sot” – Gjykata Kushtetuese në seancë maratonë për masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.

Sipas informacioneve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë “ngujuar” që prej orës 11:00 në Dhomën e Këshillimit, duke u larguar vetëm për pak minuta për pushimin e drekës. Kjo është mbledhja e tretë radhazi për këtë çështje, pasi dy seancat e mëparshme kishin dështuar për shkak të kërkesave të disa anëtarëve për më shumë kohë shqyrtimi.

Çështja “Balluku” konsiderohet si ajo me interesin më të lartë publik ndër dosjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në rikthimin ose jo në detyrë të zëvendëskryeministres.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Gjykata po zhvillon një seancë maratonë, e cila pritet të përfundojë vetëm pas shpalljes së vendimit për kërkesën e kryeministrit Rama, i cili ka kërkuar shpalljen antikushtetuese të masës së sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj Ballukut.

Sipas Lalës, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë lënien në fuqi të pezullimit nga detyra, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, pasi ligji nuk lejon vendosjen e tre masave të sigurisë ndaj të njëjtit person. Në këtë rast, Prokuroria e Posaçme do të detyrohej të heqë dorë nga njëra prej masave ekzistuese: ose “pezullimin nga detyra”, ose “ndalimin e daljes jashtë vendit”.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron antikushtetues pezullimin nga detyra dhe Balluku mbetet vetëm me masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, atëherë kërkesa për arrestimin e saj bëhet legjitime”, ka raportuar Klodiana Lala.

Kujtohet se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në tenderë të mëdhenj publikë, duke e kthyer këtë çështje në një nga përplasjet më të forta mes politikës dhe drejtësisë në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...