29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Biznesmeni italian humb jetën pas operacionit për zvogëlim stomaku në Tiranë

Një biznesmen italian, Massimo Ferro, 54 vjeç, ka ndërruar jetë vetëm 3–4 ditë pas një operacioni për ngushtimin e stomakut në spitalin privat Trita Hospital në Tiranë. Ferro kishte vendosur të trajtohej për obezitetin pas përpjekjeve të dështuara me dieta të ndryshme.

Sipas raportimeve, operacioni u krye më 18 dhjetor 2025, me procedurë laparoskopike. Fillimisht familjarët u njoftuan se gjithçka kishte shkuar mirë, por më 20 dhjetor gjendja e tij u përkeqësua, duke përfshirë temperaturë, ethe, glicemi të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Më 22 dhjetor, Ferro pësoi arrest kardiak në klinikë dhe u transferua në QSUT, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Familjarët denoncojnë se udhëzimet standarde italiane për analizat para operacionit nuk u respektuan dhe kërkojnë përgjigje për shkakun e vdekjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetime për ngjarjen, ndërsa familja pret sqarime mbi përgjegjësinë e klinikës Trita Hospital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...