34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Italia vendos rregullat e reja anti-Covid për lëvizjet në vendet jashtë BE-së/ Mini-karantinë 5 ditore për udhëtarët nga Shqipëria

Italia ka vendosur rregullat e reja anti-Covid për lëvizjet në vendet jashtë BE-së dhe zonës Shengen.

Italia ka futur mini-karantinën 5 ditore për disa vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malin e Zi. Drafti i ri është firmosur nga ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Vendi ynë është renditur në listën D, bashkë me Kosovën,  Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, SHBA, Ukrainën, Singaporin, Arabinë Suadite, Armeninë, Australinë, Azerbajxhanin, Japoninë, Moldavinë, Katarin, Irlandën e Veriut.

Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga vetëkarantinimi 5 ditor. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Ndërkaq, udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...