31.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Hapen aplikimet për kompensimin e shpenzimeve të arsimit të fëmijëve përmes DIVA 2025

Administrata Tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e kompensimit të tatimit të mbipaguar, që rrjedh nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve. Përfitojnë individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave (DIVA 2025) dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë në vit ose deri në 100 mijë lekë në vit (kur të ardhurat vjetore janë deri në 1.2 milionë lekë).

Si bëhet aplikimi
Aplikimi kryhet online përmes sistemit e-Tax / e-Filing. Pas hyrjes në llogari:
• Zgjidhet moduli eFiling IM → Çështjet e mia
• Krijohet një çështje e re te Pyetje të Përgjithshme
• Plotësohet kërkesa për rimbursim (sipas shumës që shfaqet në DIVA)
• Bashkëngjiten dokumentet në format PDF

Dokumentet e nevojshme
• Dokument me të dhënat e llogarisë bankare (IBAN)
• Certifikata familjare
• Dokumentacion që vërteton shpenzimet e arsimit (kontrata me institucionet arsimore dhe faturat e pagesave, përfshirë kurse gjuhësh të huaja, etj.)

Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi transferohet në llogarinë bankare të deklaruar. Administrata Tatimore ka njoftuar se procedura do të shoqërohet edhe me një video udhëzuese.

Sa është kompensimi
Shuma ndryshon sipas të ardhurave dhe numrit të fëmijëve në ngarkim:
• Të ardhura mbi 1.2 mln lekë/vit, 1 fëmijë: rreth 62 euro/vit
• Të ardhura mbi 2 mln lekë/vit, 2 fëmijë: rreth 12 mijë lekë
• Pagë mbi 200 mijë lekë/muaj (tatim 23%): 11,040 lekë për fëmijë
• Shuma maksimale (të ardhura nën 1.2 mln lekë/vit, me zbritje 100 mijë lekë): deri në 250 euro

Afatet
• Sistemi DIVA është hapur më 22 janar
• Afati për plotësimin e DIVA: 31 mars
• Afati për aplikimin e kompensimit: deri 3 muaj pas plotësimit të DIVA

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi e-Tax pas deklarimit të të ardhurave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...