31.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

“Nuk jam në dijeni të puthjes së Inës me Kejsin”, Stelina reagon në Big Brother Fan Club pas akuzave për “shtirje”

Në emisionin Big Brother Fan Club ishte e ftuar sot ish-konkurrentja e këtij edicioni, Stelina, e cila u eliminua pas një nominimi të hapur për të gjithë anëtarët e grupit të kërcimit ku bënte pjesë, si pasojë e dështimit të sfidës së dhënë nga Vëllai i Madh.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Stelina u bë pjesë e një historie të komentuar me Kejsin, e cila nuk u finalizua në një lidhje, ndërsa situata u ndërlikua më tej me hyrjen e Inës, duke krijuar një trekëndësh që tërhoqi vëmendje të madhe.

Në Fan Club u rikthye në diskutim çështja e videos së puthjes mes Kejsit dhe Inës, e cila në prime-in përkatës e kishte surprizuar Stelinën. Opinionistja Franceska Murati hodhi dyshime mbi reagimin e saj, duke deklaruar se Stelina ishte në dijeni të videos që më parë.

“Unë e di që Stelina e ka ditur, sepse kam folur personalisht me personin që ia ka dërguar videon,” u shpreh Franceska.

Nga ana e saj, Stelina mohoi akuzat duke sqaruar se nuk menaxhon vetë rrjetet sociale:
“Në fakt kam një staf që më menaxhon Instagramin, sepse jam shumë e zënë me biznesin tim dhe punoj nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 të darkës,” tha ajo.

Megjithatë, ky shpjegim nuk i bindi panelistët, të cilët theksuan se shumica e personazheve publikë i menaxhojnë vetë rrjetet e tyre sociale, duke lënë të hapur diskutimin mbi vërtetësinë e reagimit të Stelinës në atë moment.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...