29.9 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Skandal në Tiranë: Mësues i shkollës së fillores dyshohet se indoktrinoi fëmijët me besime fetare ekstremiste

Një investigim i Top Channel ka hedhur dritë mbi dyshime serioze për indoktrinim fetar të fëmijëve në arsimin fillor në shkollën private “Gustav Mayer” në Tiranë. Sipas materialit investigativ të gazetares Kristi Gongo, mësuesi i anglishtes Dritan Zaimi dyshohet se u ka predikuar fenë nxënësve gjatë procesit mësimor.

Nga verifikimet rezulton se Zaimi është ndjekës i Alketa Auer, një pastore e vetëshpallur e të ashtuquajturës Kisha Online Ndërkombëtare, një grupim fetar që vepron në internet dhe nuk njihet ligjërisht nga shteti shqiptar. Burime mediatike bëjnë me dije se kontaktet mes tyre janë forcuar që prej vitit 2020, periudhë kur dyshohet se ka nisur edhe aktiviteti fetar i mësuesit.

Materialet e siguruara tregojnë se fëmijëve u janë dhënë detyra shtëpie me përmbajtje fetare, të cilat janë vlerësuar me notë, ndërsa disa prindër kanë deklaruar se mësuesi u ka predikuar nxënësve besime fetare brenda ambienteve të shkollës.

Postimet e Zaimit në rrjetet sociale tregojnë për përkatësi në një rrymë që ndërthur elementë të krishterimit dhe judaizmit, ku Jezusi përmendet si Yahushua. Në publikimet e tij përdoret një gjuhë e fortë, me thirrje për ndëshkim dhe mesazhe alarmuese ndaj atyre që nuk besojnë.

Përveç aktivitetit online, grupimi fetar raportohet se zhvillon takime edhe në një ambient fizik në zonën e Astirit, ku organizohen evente fetare, përfshirë edhe pagëzime, mes tyre edhe të fëmijëve.

Rasti ka ngritur shqetësime mbi respektimin e ligjit për arsimin laik, mbrojtjen e të miturve dhe nevojën për ndërhyrje institucionale për verifikimin e këtyre pretendimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...