11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti për shpërdorim detyre

Aleanca për Teatrin ka kallëzuar paraditen e sotme në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti.

Padia është dorëzuar sot në SPAK teksa juristja Adriana Kalaja tha se ministrja Margariti ka konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe refuzim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ne e quajmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja ka bërë që me propozimin për transferimin e pronës. Për fatin tonë të mirë, në interes të publikut u shpall anti-kushtetuese. Ministrja do përgjigjet për veprat penale që është akuzuar nga ne në korrik të 2020-ës dhe në drejtim të Ministrisë së Kulturës. SPAK me keqardhje akoma nuk po reagon. Institucioni i SPAK i ka dosjet dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë për kallëzimet tona.

Ajo theksoi se drejtësia për teatrin duhet të vihet me çdo kusht.

“SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro. Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve”, u shpreh Kalaja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT