9.5 C
Tiranë
Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Vetëdorëzohet kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas dënimit për korrupsion zgjedhor

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në polici, pasi Gjykata e Apelit e Posaçëm e shpalli fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim. Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burgim, si dhe vendosi një dënim plotësues, duke i hequr Memollës të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Memolla akuzohet se ka ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenteje debitore, me qëllim që kjo e fundit të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Në atë kohë, Memolla kandidonte nën siglën e Partisë Socialiste.

Hetimet e SPAK zbuluan se veprimi ishte pjesë e një skeme për të ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e votuesve, duke përdorur favore konkrete në këmbim të votës. Vendimi i Apelit e bën përfundimtar dënimin penal, duke çuar në ekzekutimin e menjëhershëm të masës së burgimit dhe largimin e Memollës nga funksionet publike.

Rasti konsiderohet një tjetër precedent i rëndësishëm në ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor dhe në përpjekjet për të garantuar integritetin e proceseve elektorale në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga foltorja: “Protesta, betejë vendimtare për integrimin europian të Shqipërisë”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja përpara Kryeministrisë se protesta e radhës përfaqëson një përballje vendimtare për të ardhmen europiane të...

Floriana Garo: “Shteti ka rënë, rënia e qeverisë Rama varet nga ne”

0
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, gjatë fjalimit të saj në Foltoren përpara Kryeministrisë, deklaroi se shteti nën drejtimin e Edi Ramës ka rënë...

Rama në Bruksel takon Presidentin e Këshillit të Evropës: Fokus tek negociatat për anëtarësim...

0
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në Bruksel, ku diskutuan progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Takimi u...

Rama kundër kërkesës për 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së: “Mal me m*t...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar fuqishëm pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për 45 vjet burg ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës –...

Dhurata teknologjike për Shën Valentinin: Ide për çiftet që duan surprizë dhe funksionalitet

0
Shën Valentini po afrohet dhe një dhuratë teknologjike mund të jetë zgjedhja perfekte për të dy. Pajisjet si tableti Samsung Galaxy Tab A11+, kufjet...