26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vetëdorëzohet kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas dënimit për korrupsion zgjedhor

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në polici, pasi Gjykata e Apelit e Posaçëm e shpalli fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim. Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burgim, si dhe vendosi një dënim plotësues, duke i hequr Memollës të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Memolla akuzohet se ka ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenteje debitore, me qëllim që kjo e fundit të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Në atë kohë, Memolla kandidonte nën siglën e Partisë Socialiste.

Hetimet e SPAK zbuluan se veprimi ishte pjesë e një skeme për të ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e votuesve, duke përdorur favore konkrete në këmbim të votës. Vendimi i Apelit e bën përfundimtar dënimin penal, duke çuar në ekzekutimin e menjëhershëm të masës së burgimit dhe largimin e Memollës nga funksionet publike.

Rasti konsiderohet një tjetër precedent i rëndësishëm në ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor dhe në përpjekjet për të garantuar integritetin e proceseve elektorale në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...