13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Aktori Neritan Liçaj i bën thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve: “Na jepni të drejtën që na takon me Kushtetutë, ose përndryshe…

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të vendosin drejtësi për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim pas depozitimit të një kallëzimi penal për ministren e Kulturës dhe persona të tjera nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Liçaj tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk kthehet vetëm trualli por edhe godina e Teatrit.

“Se po thuhet se kthehet vetëm trualli, por jo është dhe teatri. Është një lojë e tërë absurde për të treguar që teatri nuk ka qenë aty. Jo, jo kthehet mbrapsht dhe godina, nuk është ndërtim pa leje, por vlerë e trashëgimisë kulturore. Unë besoj, i bëj thirrje drejtësisë, prokurorisë, prokurorëve, kemi nevojë për drejtësi, na jepni të drejtën që na takon me Kushtetutë, ose përndryshe e grisim atë kushtetutë dhe shkojmë e bëjmë kushtetutën në Surrel. Të gjithë prokurorëve gjyqtarëve, shqiptarët kanë nevojë për drejtësi, na jepni drejtësi, jemi njerëz të ndershëm. Për atë paguheni, jeni në atë detyrë. Jemi sulmuar dy herë në kushte pandemie me polici si të jemi kriminelë. Na jepni drejtësi të nderuar njerëz të ligjit sepse të drejtat e mia mund t’i gjej vetëm me dy mënyra, nëpërmjet institucioneve të drejtësisë dhe nëpërmjet qëndrimit tim në shesh siç e kërkon e drejta demokratike. në shesh kemi ndenjur, bëni ju të tuajën. Na jepni drejtësi, e keni për detyrë”, deklaroi Liçaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...