26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Humbi Super Bowlin dhe Cardi B” – 50 Cent tallet me Stefon Diggs pas humbjes dhe zërave për ndarje

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka reaguar me ironi ndaj yllit të NFL-së Stefon Diggs, në një moment kur sportisti po përballet jo vetëm me humbjen në Super Bowl 2026, por edhe me thashetheme për një ndarje nga Cardi B.

Përmes një postimi në Instagram, 50 Cent shkroi:
“Mund ta imagjinoni të zgjohesh në mëngjes dhe të kesh humbur edhe këtë b!tch edhe Super Bowlin? Unë do t’u thosha të gjithëve të më linin rehat, do pija një gotë dhe do kthehesha të flija.”

Komentet e reperit erdhën pasi New England Patriots, skuadra e Diggs, u mposht nga Seattle Seahawks me rezultatin 29–13 në Super Bowl 2026. Paralelisht me humbjen sportive, në rrjet kanë qarkulluar zëra për një krizë në marrëdhënien e tij me Cardi B.

Reperja ishte e pranishme në Super Bowl, i zhvilluar në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, dhe mori pjesë në shfaqjen e pjesës së pushimit, të udhëhequr nga Bad Bunny. Megjithatë, ajo dhe Diggs nuk u panë bashkë gjatë eventit, çka shtoi spekulimet.

Dyshimet u përforcuan edhe më shumë pasi të dy hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, ndërsa Cardi B i dërgoi Diggs vetëm një mesazh të shkurtër përmes ESPN përpara ndeshjes: “Good luck.”

Sipas mediave amerikane, Cardi B kishte planifikuar një organizim luksoz për Super Bowlin, përfshirë një suitë prej 125 mijë dollarësh dhe një festë pas ndeshjes me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë.

Romanca mes Cardi B dhe Stefon Diggs u bë publike në maj 2025. Në shtator të po atij viti, reperja njoftoi se ishte shtatzënë, ndërsa në nëntor solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Cardi B ka gjithashtu tre fëmijë nga martesa e mëparshme me Offset, nga i cili u nda në vitin 2024.

Deri më tani, as Cardi B dhe as Stefon Diggs nuk kanë reaguar zyrtarisht për zërat e ndarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...