25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Edi Rama: “Kërkesa për 45 vite burg për të ish-krerëve të UÇK-së ishte një bombë mbi Kosovën”

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënimin me 45 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Rama e cilësoi kërkesën si një akt të papranueshëm, duke deklaruar: “Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës.”

Ai shtoi se i duhet kohë për të përballur me fjalë atë që e quajti “një çmenduri, një paturpësi dhe një mizori”, ndërsa kritikoi ashpër Prokurorinë për mënyrën se si ka ndërtuar akuzat.

Sipas tij, pas rreth gjashtë vitesh hetime, pretendimet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë viteve 1998–1999 nuk janë shoqëruar me prova të qarta për ekzistencën e një plani të organizuar për sulme ndaj civilëve. “Nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar që lejon dënime mbi pretendime të tilla pa provuar se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar civilët si të tillë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se, sipas tij, drejtuesit e një lufte çlirimtare nuk mund të mbajnë përgjegjësi penale vetëm për shkak të rolit të tyre drejtues, në mungesë të provave për urdhra të drejtpërdrejtë apo kontroll efektiv mbi formacionet që kanë kryer shkelje.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment të ndjeshëm për opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së vijon në Hagë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...