32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Dashnor Sula: “Kostumin e politikanit e kam lënë në shtëpi” – flet për postin e ri dhe raportin me Edi Rama

Për herë të parë pas marrjes së detyrës si Kryeinspektor, Dashnor Sula ka dhënë një intervistë për Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet pse pranoi ftesën e kundërshtarit të tij politik, Edi Rama, si dhe ka komentuar reagimet nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ish-deputeti demokrat, me një karrierë 20-vjeçare nën siglën e PD-së, tha se vendimi për të pranuar detyrën nuk ishte i lehtë, por e konsideroi si një sfidë institucionale.

“Dhunshëm u përzura dhe nuk kisha asnjë të ardhme që të përfshihesha për të dhënë këtë kontribut. Z. Rama më hodhi dorashkën dhe më paraqiti sfidën për të marrë pjesë në ndërtimin e një institucioni të shtetit shqiptar”, u shpreh Sula.

I pyetur nëse kishte dilema për të pranuar postin, duke qenë se do të menaxhojë 17 inspektoriate pas reformës së re, ai pranoi: “Fillimisht e kisha të vështirë. Por më ka thënë z. Rama se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm socialistët… Kostumin e politikanit unë e kam lënë në shtëpi dhe kam veshur kostumin e një nëpunësi të shtetit.”

Sa i përket afrimit me Ramën, pavarësisht përplasjeve të mëhershme në Parlament, Sula vlerësoi një aspekt të kryeministrit: “Nëse do të gjeni një moment të vetëm që z. Rama është një person që i hyn në familje të politikanit tjetër. Nuk ka.”

Ndërsa për reagimin e Sali Berishës, ai shmangu komentet politike: “Nuk do ja lejoja vetes dhe nuk do të ishte e moralshme që të vazhdoj të bëj komente politike.”

Në lidhje me sfidat e detyrës së re, Kryeinspektori theksoi nevojën për reformim të sistemit: “Të shkëputemi nga modeli që ka qenë përgjatë këtyre 35 viteve dhe shpresoj se deri në fund të vitit të kemi një sistem të digjitalizuar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...