12.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Gjykata e Lartë në Britani: 70 emigrantë do të kompensohen me nga 6,600 paund për sekuestrimin e celularëve

Një vendim i Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka nxitur debat të fortë politik, pasi 70 emigrantë që kanë hyrë në Britani përmes kalimeve të paligjshme nëpër La Mansh do të përfitojnë kompensim prej 6,600 paund secili për sekuestrimin e telefonave celularë nga autoritetet e emigracionit.

Sipas raportimeve, deri tani shuma totale e kompensimit arrin në rreth gjysmë milioni paund, ndërsa mbi 1,300 persona të tjerë janë në pritje. Nuk ka ende një shifër të saktë për numrin total të emigrantëve të cilëve u janë marrë pajisjet elektronike.

Pse u sekuestruan telefonat?

Autoritetet e Home Office konfiskonin celularët për t’i ç’koduar dhe për të mbledhur të dhëna me qëllim luftimin e rrjeteve të trafikimit. Sipas gjykatës, gjatë periudhës prill–nëntor 2020, kjo praktikë u zbatua në mënyrë të paligjshme, me pretendime se emigrantët u vunë nën presion për të dorëzuar kodet e aksesit. Të dhënat e nxjerra përdoreshin në një databazë të njohur si “Project Sunshine”.

Kalimet me gomone nëpër La Mansh arritën kulmin në vitin 2022, me rreth 40 mijë persona në vit. Shumë prej tyre u dërguan në qendrën e pritjes në Manston, pranë Doverit.

Reagime politike

Vendimi është cilësuar “farsë” nga kritikët. Ish-ministri i Emigracionit, Robert Jenrick, tashmë pjesë e partisë Reform UK të drejtuar nga Nigel Farage, deklaroi se nëse partia e tij vjen në pushtet do të ndalojë zbatimin e vendimeve të gjykatave evropiane në çështje të tilla.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Home Office tha se kompensimi lidhet me politikën e ndjekur nga qeveria e mëparshme konservatore dhe se tashmë ekziston një ligj i ri që e bën sekuestrimin e pajisjeve elektronike të ligjshëm në rrethana të caktuara.

Çështja pritet të mbetet në qendër të debatit publik, mes argumenteve për sigurinë kombëtare dhe respektimin e të drejtave individuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...