34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Aksidenti tragjik në Loutsa ku humbi jetë 16-vjeçari shqiptar, nëna e tij “djali im nuk ka qënë në timon”

Një ngjarje e rëndë në Loutsa, Greqi, i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar Eljon Metaj, ndërsa dy bashkëmoshatarë të tij mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi të premten, më 13 shkurt, në kryqëzimin e rrugëve Dimokratias dhe Sotiros.

Sipas hetimeve paraprake, një nga të miturit dyshohet se kishte marrë fshehurazi çelësat rezervë të makinës së nënës së tij dhe, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin e mjetit, i cili u përplas me një pemë.

Megjithatë, rrethanat e sakta mbeten të paqarta dhe versionet e dhëna janë kontradiktore. Nëna e 15-vjeçarit, i identifikuar si drejtues i dyshuar i automjetit, mohon që djali i saj të ketë qenë në timon në momentin e aksidentit. Ajo deklaron se i biri nuk dinte të drejtonte makinën dhe se ishte nxitur nga një shok për të marrë çelësat.

Nga ana tjetër, një shok klase i 15-vjeçarit ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte drejtuar edhe më parë automjetin pa dijeninë e nënës dhe se kishte mësuar të ngiste makinën nga babai i tij.

Prindërit e të miturit shprehen të tronditur nga ngjarja, ndërsa hetimet e autoriteteve greke vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit që përfundoi në tragjedi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...