15.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Monumenti NEWBORN “mbulohet” me simbol të rezistencës në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt 2026 – Në një ditë ku Kosova shënon 18-vjetorin e Pavarësisë, monumenti ikonë NEWBORN u shndërrua në një vend përkujtimor me një mesazh të fortë qytetar. Një ditë më parë, kangjella hekuri u vendosën rreth tij si një simbol i “burgosjes” për dënimin e kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, me 45 vite secili.

Sot, mbi monument janë vendosur 5000 emblema magnetike të UÇK-së, një reagim publik ndaj asaj që qytetarët e shohin si padrejtësi ndaj figurave kyçe të luftës për liri. Avokatët mbrojtës të ish-krerëve theksuan se një dënim i tillë do të rishkruante historinë e Kosovës dhe do të cenonte luftën e saj për pavarësi.

Në Hagë, aktualisht mbahen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët konsiderohen si pjesë e rezistencës historike për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ky akt simbolik pranë NEWBORN lidhet ngushtë me përvjetorin e 18-të të Pavarësisë dhe shërben si një mesazh qytetar për respektimin e kontributit të ish-krerëve dhe për ruajtjen e kujtesës historike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...