26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet” – Kadri Veseli flet në Hagë

Hagë – Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet, gjatë fjalës së tij në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Duke u mbrojtur para trupit gjykues, Veseli theksoi se të gjitha veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe në përputhje me përgjegjësitë që ka ushtruar.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë”, u shpreh ai.

Veseli foli edhe për përvojën personale dhe familjare gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar atë si një periudhë të vështirë.

“Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhhdueshëm, kjo është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, tha Veseli.

Procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së vijon në Hagë, ndërsa mbrojtja dhe prokuroria paraqesin argumentet e tyre përpara vendimit përfundimtar të trupit gjykues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...