27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

SPAK merr në dorëzim dosjen për hetimin e kokainës që u kap në kontejnerin me banane, dyshohet se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin, menaxher i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e së cilës në Portin e Durrësit u kap tre herë kokainë brenda pak ditësh.

Ndonëse fillimisht hetimet u kryen nga Prokuroria e Durrësit, dosja i kaloi SPAK pasi ka dyshime se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gumeni u arrestua më 13 korrik në Durrës pas kapjes së 11 kg kokainë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”. Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” janë sekuestruar në total tre ngarkesa me kokaine.

Më 13 korrik, kur nisi edhe operacioni “Rada”, Policia Kufitare sekuestroi sasinë prej 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërkohë që më 23 korrik u sekuestrua edhe një sasi tjetër prej 6.5 kg. Ndërsa dy dite me pare u kapen edhe 7 kg te tjera.

Në kërkim është shpallur edhe administratori i kompanisë Eduart Dauti.

Akuzat u kundërshtuan nga Gumeni përmes avokatit Elton Hyseni i cili kërkoi që dosja t’i kthehet prokurorisë së Durrësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...