26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Korridori VIII, Delina Ibrahimaj: “Më shumë se transport, një instrument kyç për integrimin dhe stabilitetin rajonal”

TIRANË – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ka cilësuar sot Korridorin VIII si një projekt strategjik që shkon përtej transportit, duke e përkufizuar atë si një mjet kyç për integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e stabilitetit në rajon.

Në fjalën e saj gjatë Forumit Ekonomik për Korridorin VIII, që u zhvillua në kuadër të Ministerialit të Korridorit VIII, Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e ndërlidhjes fizike dhe ekonomike si kusht për rritjen e konkurrueshmërisë dhe garanci për sigurinë.

“Korridori VIII është shumë më tepër sesa një projekt transporti. Është një instrument kyç për integrimin evropian, për zhvillimin ekonomik dhe për forcimin e stabilitetit rajonal,” tha ministrja, duke shtuar se ripozicionimi i këtij korridori në arkitekturën TEN-T është një çështje thelbësore që kërkon projekte të planifikuara, të financuara dhe të implementuara me efikasitet.

Ibrahimaj përmendi potencialin gjeostrategjik të Shqipërisë si nyjë lindje-perëndim dhe portë e Adriatikut, duke theksuar zhvillimin e porteve, rrugëve dhe hekurudhave si element kyç për lehtësimin e tregtisë dhe lidhjen e tregjeve rajonale me Evropën Perëndimore.

“Pozicioni ynë gjeografik na vendos në një pikë kyçe të ndërlidhjes midis Adriatikut, Ballkanit dhe Detit të Zi. Përmes zhvillimit të porteve, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, Shqipëria mund të shndërrohet në një pikë të rëndësishme tranziti dhe shpërndarjeje për rajonin dhe më gjerë,” tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi gjithashtu dimensionin ekonomik, gjeopolitik dhe të sigurisë së projektit, duke përmendur fazën e dytë të tij të financuar nga Banka Botërore, me mbështetje nga Bashkimi Europian, si një mundësi për të gjeneruar vende pune, për të stimuluar sektorin industrial dhe turistik, si dhe për të rritur atraktivitetin për investime.

Forumet si ky, sipas Ibrahimaj, janë një mundësi për të kaluar nga strategjia te zbatimi konkret:

“Ne duhet të kalojmë nga deklaratat në rezultate të prekshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare. Ky forum shërben për të shkëmbyer ide, për të ndërtuar një korridor që lidh territore dhe krijon mundësi, rritje dhe stabilitet afatgjatë për rajonin.”

Ministrja e konsideron Korridorin VIII jo vetëm një projekt infrastrukturor, por edhe një aks horizontal që forcon lidhjet rajonale dhe kontribuon në mbrojtjen e infrastrukturës kritike në një kontekst global të pasigurtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...