28.8 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Pamjet e largimit pas krimit në ish-Park, në kërkim 40-vjeçari Gazmend Buçpapa për vrasjen e Egli Pashollarit

Janë publikuar pamje nga momenti kur Gazmend Buçpapa largohet së bashku me bashkëshorten e tij nga zona e ish-Parkut në kryeqytet, pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Egli Pashollari.

Fotoja, është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe tregon 40-vjeçarin teksa ecën i qetë në krah të bashkëshortes.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, autori i dyshuar kishte mbërritur rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market pranë vendit të ngjarjes. Pasi ajo ka hipur në automjet, ai ka vënë re në distancë të riun, i cili shoqërohej nga një mik i tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin, pasi bashkëshortja e tij kishte shprehur më herët shqetësime për ngacmime të pretenduara. Në këto rrethana, ai ka zbritur nga makina dhe është përballur me 31-vjeçarin, duke e goditur me mjet prerës disa herë. I riu ndërroi jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori ka lëvizur me automjetin e tij tip “Audi”, të cilin e ka braktisur pak metra larg, ndërsa më pas është larguar me taksi së bashku me bashkëshorten. Policia ka sekuestruar mjetin dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 40-vjeçarit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarr në Novoselë, digjen traversa të vjetra hekurudhore – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

0
Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka përfshirë një grumbull traversash të vjetra prej druri, të hequra nga infrastruktura hekurudhore, në zonën e...

BE miraton 659 milionë euro ndihmë për Gjermaninë, do të ndërtohen katër fabrika të...

0
Komisioni Evropian ka miratuar dhënien e 659 milionë eurove ndihmë shtetërore nga Gjermania për ndërtimin e katër fabrikave të prodhimit të gjysmëpërçuesve (çipave), në...

Çmimi i naftës kalon 85 dollarë për fuçi, tensionet SHBA-Iran shtojnë frikën për furnizimin...

0
Çmimet e naftës janë rritur mbi 85 dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë në gati një muaj, mes përshkallëzimit të tensioneve...

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, dyshohet se burojnë nga trafiku...

0
Dy apartamente dhe një garazh me vlerë totale rreth 420 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale...

Trump kërcënon Iranin: Do të godasim “Malin e Kazmës”, pranë kompleksit bërthamor të Natanzit

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të urdhërojë një sulm ndaj të ashtuquajturit “Mali i Kazmës”, pranë objektit bërthamor të Natanzit...