25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Kryeministri Rama jep detaje lidhur me operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kampi famëkeq i Al Holit: “Ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar…

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga operacioni i riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kampi famëkeq i Al Holit në Siri.

Ai theksoi se ky ishte një ndër operacionet më të vështira.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dihet saktësisht.

Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe falë ndihmës të posaçme nga konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abas.

“Ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar se është një mënyrë për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër të njëjtë pak a shumë me të sotëm. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka luajtur dhe struktura e antiterrorit e policisë se prej muajsh ka ndjekur operacionin dhe ka bërë një vizitë të posaçëm në Bejrut për të folur me gjeneralin Abas dhe të tjerët. Ky është një zotim i gjallë qysh se është falur ky problem dhe po e mbajmë me këmbëngulje”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...