35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Rama e cilëson operacion e riatdhesimit tepër të vështirë: “Ka pasur rrezik për jetën e peronave të përfshirë në operacion”

Rama e ka cilësuar operacion e riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kampi famëkeq i Al Holit tepër të vështirë duke theksuar se ka pasur rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.

“Operacionet kësaj natyre janë të vështira se realizohen në një terren forcash që janë luftë me njëra tjetrën. Kampet nuk janë pushimi, as kampe shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuar, janë kampe lufte, kampe të sistemuara në gjysëm të provizuar dhe me autoritete që variojnë, në këtë drejtim puna që bëhet është e dyfishtë, është një punë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar qe mbledhin informacion. Brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet, ka njerëz nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të së tjerëve atyre brenda, është një situatë ferri.

Ashtu si e tha sot gjenerali ka pasur vërtet rrezik për jetën e peronave të përfshirë në operacion. Kjo është një punë e përditshme e përmuajshme, është një punë kërkimore, ne kemi çuar një numër të caktuar profilesh, prej fillimit kur kemi vënë kontaktet me ndihmën e konsullit tonë në Liban, por janë profile që disponojmë nga koha e mëparshme kur këta individë janë larguar drejt atij fronti aq famëkeq ku një pjesë kanë gjetur vdekjen, pjesa tjetër janë fëmijë gra, ish luftëtar, por ata gjenden në burgje. Është e paqartë sa është numri që kanë mbetur”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...