32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Pas eliminimit, Benita akuza për manipulim votash në “BBVK 4”, Olsa përgjigjet “Lum kush ka vlerë”

Eliminimi i Benitës në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë reagime të forta nga ish-banorja, e cila ka hedhur akuza ndaj produksionit dhe producentes Olsa Muhameti për manipulim të votave.

Në disa “story” në rrjetet sociale, të cilat më pas janë fshirë, Benita pretendoi se votat e publikut janë manipuluar dhe se ajo duhej të kishte qenë në finale. Ajo madje la të kuptohej se fituesi i këtij edicioni është i paracaktuar nga produksioni.

Nga ana tjetër, Olsa Muhameti nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave. Megjithatë, ajo ka ripostuar një “story” të Dolces, një tjetër ish-banore e eliminuar në gjysmëfinale, e cila falënderonte produksionin dhe producenten për “përvojën unike” dhe publikun për mbështetjen.

Në ripostimin e saj, Olsa shkroi: “Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë.”

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje indirekte ndaj deklaratave të Benitës, duke shtuar edhe më shumë debat rreth mënyrës së eliminimeve në këtë edicion të spektaklit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...