26.9 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Shkon në 74 numri i viktimave pas operacionit kundër “El Mencho”, 25 efektivë të Gardës Kombëtare mes të vrarëve

Ka arritur në 74 numri i personave që kanë humbur jetën pas operacionit të forcave meksikane që çoi në vdekjen e bosit të kartelit “El Mencho” dhe valës së dhunës që pasoi në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, mes viktimave janë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare, 17 oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit, një agjent i zyrës së prokurorit dhe një roje burgu. Në mesin e viktimave civile përfshihet edhe një grua në muajin e tretë të shtatzënisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë operacioneve të sigurisë janë arrestuar mbi 30 persona. Prej tyre, 12 janë ndaluar për përfshirje në incidente të dhunshme, ndërsa më shumë se 20 të tjerë për plaçkitje të bizneseve dhe institucioneve financiare.

Dhuna shpërtheu pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë kundër liderit të kartelit, duke shkaktuar përplasje të armatosura, barrikada dhe akte vandalizmi në disa rajone të Meksikës. Autoritetet vijojnë operacionet për rikthimin e rendit dhe garantimin e sigurisë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...