24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Bardhi kritikon Kuvendin pas vendimit të GJK: “Ky nuk është parlamentarizëm, është banditizëm”

TIRANË – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e aktit të parë të Legjislaturës së re të Kuvendit, duke e cilësuar si një dhunim të rregullave të parlamentarizmit dhe një sulm ndaj demokracisë përfaqësuese.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se vendimi i GJK cënon lirinë e shprehjes së deputetëve dhe shkel rregullat për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit dhe procedurën parlamentare për miratimin e akteve.

“Prej kohësh kemi ngritur shqetësimin për degradimin e Kuvendit. Organi më i lartë kushtetues në vend po sillet si një strukturë njëpartiake, që shpërfill rregullat e bashkëjetesës mes forcave politike dhe imponon vendime pa debat të mirëfilltë, thjesht me forcën e kartonit. Ky nuk është parlamentarizëm. Ky është banditizëm,” thekson Bardhi.

Deklarata e tij vjen ndërsa opozita vijon të kritikojë mënyrën e funksionimit të Kuvendit dhe përqendrimin e vendimmarrjes në shumicën qeverisëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...