17.5 C
Tiranë
Thursday, April 16, 2026
spot_img

“Ka menduar se nëna kishte vdekur”, rrëfimi I babait të 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt pas konfliktit me mamanë

Tragjedi në Civitanova: 20-vjeçari shqiptar mbytet pas një konflikti familjar

CIVITANOVA, Itali – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Civitanovës më 22 shkurt, kur një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri, humbi jetën në ujërat e portit të qytetit. Sipas familjes, i riu dyshohet se i dha fund jetës, besuar se kishte vrarë nënën e tij, Albana Kastriot.

Në një intervistë për mediat italiane, babai i të riut, Mario Mërkuri, shprehu dhimbjen dhe bindjen e tij: “Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”. Sipas familjes, mbrëmjen e së premtes, ata kishin darkuar për ditëlindjen e Rikardos. Më pas, pas largimit të babait nga shtëpia, mes nënës dhe djalit shpërtheu një debat i ashpër që përfundoi me agresion fizik nga ana e 20-vjeçarit.

Albana Kastriot, me origjinë shqiptare dhe banore e Pollenzës prej vitesh, u dërgua fillimisht në spitalin e Maceratës dhe më pas në spitalin rajonal të Torrette, ku pritet të i nënshtrohet kirurgjisë maksilofaciale. Gjendja e saj është përmirësuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës, ndërsa komuniteti lokal është thellësisht i tronditur. Familja Mërkuri, e njohur në komunitet, lë pas edhe vëllain e madh Alessio dhe gjyshen Bedrie.

Babai ka treguar se edhe më parë kishin ndodhur debate mes nënës dhe djalit, por asgjë që të paralajmëronte një fund tragjik të këtij niveli. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 16 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i përqendruar. Është moment i mirë për të vendosur rregull dhe për të përfunduar detyra të nisura. ♉...

Parashikimi i motit, e Enjte, 16 Prill 2026

0
Më 16 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me kushte shumë të favorshme pranverore. Gjatë gjithë ditës priten kthjellime...

“Do të thosha se je ‘g*y’”, Përplasje e fortë mes Edisa Demollarit dhe Arjan...

0
Pas debateve të ashpra në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar...

‘I qeke vardisur ish-të fejuarit tim’ – Edisa Demollari ndez rrjetin me deklaratë ndaj...

0
Tensionet pas zhvillimeve në Big Brother VIP Albania 5 duket se po vijojnë edhe jashtë shtëpisë, duke përfshirë ish-banorët në përplasje publike në rrjetet...

‘Shumë gjëra po ndodhin në jetën time’ – Gashi ndan momente romantike me të...

0
Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare Gashi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar foto të reja pranë të fejuarës së tij. Artisti, me...