17.5 C
Tiranë
Tuesday, April 21, 2026
spot_img

“Do të lehtësohet ngarkesa në zonën e rrëshqitjes” – Zv. Ministri Kozeli për bllokimin e aksit Librazhd–Pogradec

Librazhd – Një rrëshqitje masive e tokës, e shkaktuar nga reshjet e dendura dhe erozioni lumor pranë lumit Shkumbin, ka bllokuar aksin strategjik Librazhd–Pogradec dhe bypassin e ri, duke vënë në vështirësi qarkullimin rrugor.

Në një konferencë për mediat, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ami Kozeli, së bashku me kreun e ARRSH dhe përfaqësues të AKMC, njoftuan masat emergjente për rikthimin e funksionalitetit të rrugës.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor ka shkaktuar një rrëshqitje aktive masive. Po ndërhyjmë menjëherë për ndërtimin e një rruge alternative pranë hekurudhës, ndërkohë që rruga ekzistuese do të prishet dhe do të lehtësohet ngarkesa në zonën e rrëshqitjes,” tha Kozeli. Ai shtoi se do të disiplinohen rrjedhat sipërfaqësore për të parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Autoritetet garantuan se aksi Librazhd–Prrenjas do të rikthehet në funksion të plotë sapo të sigurohet stabiliteti i terrenit, ndërsa deri atëherë këshillohet shmangia e qarkullimit të panevojshëm.

Situata ka shkaktuar shqetësim për banorët dhe transportin e mallrave, ndërsa institucionet punojnë pa ndërprerje për të parandaluar përkeqësimin e dëmeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...