34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

“U përqendruam në avancimin e normalizimit me Serbinë” – Sorensen pas takimeve me Kurtin dhe Konjufcën

Prishtinë – I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, bëri të ditur se vizita e tij njëditore në Kosovë u fokusua te avancimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sorensen zhvilloi takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, ku diskutuan për zbatimin e zotimeve të mëparshme dhe për sigurimin e stabilitetit si pjesë e rrugës evropiane të Kosovës.

“Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane,” shkroi Sorensen në X më 24 shkurt.

Vizita e tij vjen në një kohë kur dialogu mes dy vendeve mbetet thelbësor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konflikt interesi te gjyqtari Ilir Panda?”, ndryshimet në trupën gjykuese për Veliajn ngrenë pikëpyetje...

0
Ndryshime të papritura procedurale në Gjykatën e Lartë kanë ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka...

“Nëse do të isha në vend të Millosheviqit do të bëja spastrim etnik”, deklarata...

0
Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, nëse...

Elon Musk drejt një revolucioni teknologjik: qendra të të dhënave në hapësirë për të...

0
Elon Musk po shqyrton një nga projektet më ambicioze teknologjike të kohëve të fundit: ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë, një ide...

Rezvani Dune, supermakina që sfidon Lamborghini Huracan Sterrato: V10 me 800 kuaj fuqi dhe...

0
Lamborghini Huracan Sterrato mund të jetë larguar nga skena, por ideja e një supermakine të aftë të përballojë edhe rrugët jashtë asfaltit duket se...

Suzuki përgatit makinën elektrike nën 24 mijë euro, modeli i ri do të rivalizojë...

0
Suzuki po përgatitet të zgjerojë praninë e saj në tregun e makinave elektrike urbane me një model të ri që pritet të debutojë në...