22.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

Procedim penal për mjekun në Durrës, spitali ngre komision për verifikimin e rastit, ku foshnja humbi jetën pas lindjes

Një ditë pas nisjes së procedimit penal ndaj një mjeku në Durrës, i dyshuar për neglizhencë mjekësore që mund të ketë çuar në humbjen e jetës së një foshnje, Spitali Rajonal i Durrësit ka ngritur një komision të posaçëm për shqyrtimin e rastit.

Drejtoria e Spitalit Rajonal njofton se “është ngritur komision për të bërë oponencën e kartelës mjekësore nga ana klinike, sipas protokolleve mjekësore”, pa dhënë detaje të tjera mbi rrethanat konkrete të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Durrësit bëri me dije se materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale I. Sh., 43 vjeç, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës. Kallëzimi është bërë nga shtetasja A. B., e cila pretendon se më 19 shkurt 2026 ka sjellë në jetë foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe se, për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh.

Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të protokolleve mjekësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SPAK godet rrjetin e drogës/ Bardhi: Rama i lidhur me krimin dhe pastrimin e...

0
Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pushteti i tij është i lidhur me krimin e organizuar dhe me pastrimin e parave përmes...

Qeveria siriane merr kontrollin e bazave ushtarake të përdorura nga SHBA, tërheqje e plotë...

0
Qeveria siriane ka njoftuar se ka marrë kontrollin e të gjitha bazave ushtarake që më parë përdoreshin nga forcat amerikane, të cilat për vite...

Khloé Kardashian shpërthen ndaj Lamar Odom: “Nuk do të bëj më kurrë asgjë me...

0
Khloé Kardashian ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëshortit të saj, Lamar Odom, pas deklaratave të këtij të fundit në dokumentarin e Netflix “Untold: The Death...

Zjarri në pallat ne Tiranë/ Ish-banorja e ‘Ferma VIP’: ‘Unë dhe familja ime jemi...

0
Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një pallat shumëkatësh në Tiranë, duke konfirmuar se ka qenë banore në...

Braktisi foshnjën në spital/ Në kërkim shtetasja e huaj në Tiranë

0
Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një...