25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u mblodhën përpara godinës ku kryetarët e partisë, Sali Berisha dhe Flamur Noka, dhanë mesazhin përfundimtar.

“Sot Rama ka përjetuar një makth të madh, fundi po i troket,” deklaroi Noka nga shkallët e selisë. Ai shtoi se protestuesit i dhanë një “goditje tjetër narkoregjimit” dhe se dhuna dhe terrori i ushtruar gjatë ditës tregojnë se “narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit”.

Flamur Noka u shpreh gjithashtu se qytetarët kanë dhënë mesazhin se në Shqipëri ka shpresë dhe liria është shumë afër:

“Fundi po i troket. Asgjë nuk e ndal nga kryengritja dhe revolta e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim. E patë, u mundua të bëjë takim në Pallat të Brigadave për ta fshehur, por deputetët e tij e rrodhën.”

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për shpallje armikësh ndaj Gjermanisë, ministrit të jashtëm Vadeful dhe ngarkuarës me punë të SHBA-së, zonjës VanHorn, duke e përshkruar situatën si paranojike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...