25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Trump: “Sulmet ndaj Iranit mund të zgjasin deri në katër javë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se operacionet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit mund të zgjasin deri në një muaj. Në një intervistë për Daily Mail, ai tha:

“Gjithmonë ka qenë një proces katër-javor. Ne menduam se do të jetë katër javë a më shumë. Gjithmonë ka qenë një proces katër-javor, kështu që sado i fortë që është, është një vend i madh, do të duhen katër javë ose më pak.”

Duke komentuar për vdekjet e para të personelit amerikan, Trump shtoi:

“Ata janë njerëz të shkëlqyer. Dhe, e dini, ne presim që kjo të ndodhë, për fat të keq. Mund të ndodhë vazhdimisht, mund të ndodhë përsëri.”

Presidenti tha se kishte biseduar me familjet e të rënëve dhe do t’i takonte “në kohën e duhur”. Ai po ashtu theksoi se operacioni po shkon sipas planit dhe se SHBA-ja kishte goditur më shumë udhëheqës iranianë sesa ishte parashikuar:

“Duket sikur janë 48.”

Trump nuk përjashtoi mundësinë e negociatave me udhëheqësit e Iranit, duke shtuar:

“Ata duan, duan të flasin, por unë thashë që duhet të kishe folur javën e kaluar, jo këtë javë.”

Deklaratat vijnë ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon përmbajtje dhe rikthim në dialog.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...