24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë” – Taulant Balla ironizon Agron Gjekmarkajn

Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie nga deputeti socialist, Taulant Balla.

Gjekmarkaj në foltore komentoi me tone ironike ndryshimet e propozuara në rregullore, duke thënë:

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë. Të ngrihet një komision i virtytit kundër vesit.”

Këtë pjesë të fjalimit Balla e shpërndau në rrjetet sociale, duke shtuar një koment ironik:

“Edhe opozita paska propozime për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Ky është një lajm i mirë.”

Reagimi i Ballës ka nxitur diskutime dhe komente në rrjetet sociale, ndërsa debati për rregulloren dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të shoqërojnë seancat parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...