26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar nga Kosova, i cili u kap në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndërhynë në kohë duke bërë të mundur kapjen e shtetasit G. P., 23 vjeç, banues në Pejë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars 2026, në lagjen “24 Maji”.

Gjatë kontrollit personal, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë (thikë), e cila u mor në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore paraprake rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një tjetër vjedhjeje të ndodhur më 6 mars 2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për të verifikuar nëse 23-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...