24.9 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Postimi viral në TikTok ngre dyshime për nominimin në Big Brother VIP Albania, asnjë nga çiftet sdo eleminohet

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u karakterizua nga zhvillime të forta në shtëpi, ku në qendër të vëmendjes ishte zgjedhja e Mirit si lider i ri.

Falë këtij roli, atij iu dha avantazhi për të dërguar banorë direkt në nominim. Miri vendosi të çojë në televotim Brikenën, Selin, Mateon dhe DJ Gimbo, duke krijuar një nga përballjet më të forta të javës.

Por ndërkohë që nominimi ka ndezur debat mes banorëve dhe publikut, një tjetër element ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. Një postim në TikTok, i publikuar përpara nisjes së spektaklit, duket se kishte parashikuar saktësisht lëvizjen e liderit dhe emrat që do të shkonin në televotim.

Postimi, i cili po shpërndahet gjerësisht në rrjet, pretendon gjithashtu se pavarësisht këtij televotimi, këtë javë nuk pritet të ketë eliminim përfundimtar. Sipas teorisë që po qarkullon online, i eliminuari mund të jetë një nga emrat në nominim, por nëse ai është posedues i “biletës së fatit”, do të rikthehet menjëherë në lojë.

Kjo situatë ka nxitur reagime dhe dyshime në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë në spektaklin e radhës nëse parashikimi viral do të rezultojë i saktë apo thjesht një rastësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...