25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Aludime për një romancë të re? Egli Tako përflitet për lidhje me Redonin

Egli Tako duket se vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale. Pas ndarjes së bujshme nga këngëtari Gjesti dhe mohimeve të vazhdueshme për romanca të reja, një tjetër thashethem po qarkullon së fundmi në rrjet.

Këtë herë, ndjekësit po dyshojnë se influencerja mund të ketë nisur një lidhje me ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Redon Berani.

Dyshimet kanë lindur nga disa detaje që fansat pretendojnë se kanë zbuluar në fotografitë e publikuara nga të dy në rrjetet sociale. Në një prej fotove, Redoni shihet duke pozuar pranë një fuoristrade të zezë tip Mercedes-Benz G-Class. Ndërkohë, Egli ka publikuar gjithashtu imazhe pranë një makine të ngjashme të zezë, si dhe një tjetër foto ku shfaqet e ulur brenda një automjeti.

Këto detaje kanë mjaftuar që ndjekësit të ngrenë dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithëse deri tani gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve.

Egli dhe Redoni krijuan një raport të afërt dhe miqësor në ditët e para të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, por rrugëtimi i tyre u ndërpre pasi Redoni vendosi të largohej nga gara për shkak të presionit. Vetëm pas daljes së tij nga shtëpia, Egli nisi romancën me Gjestin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...