14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë, privatësia është gjëja më e shenjtë”

E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital T, një marrëdhënie që u bë publike vetëm pak kohë më parë.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur”, u shpreh modelja.

Ajo tregoi gjithashtu momentin kur lidhja e tyre u bë publike, duke zbuluar se ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë.

“Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo. Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...