26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare të NATO-s nuk duan të përfshihen në një operacion ushtarak kundër Iranit.

“Shumica e ‘aleatëve’ tanë të NATO-s i kanë njoftuar Shtetet e Bashkuara se nuk duan të përfshihen në operacionin tonë ushtarak kundër regjimit terrorist të Iranit në Lindjen e Mesme, pavarësisht faktit që pothuajse çdo vend pajtohet fuqimisht me atë që bëjmë,” tha 79-vjeçari.

Trump shtoi se për këtë arsye SHBA nuk ka nevojë për mbështetje nga aleatët:
“Fatmirësisht, ne i kemi dëmtuar shumë forcat ushtarake iraniane – marina e tyre ka zhdukur, forcat ajrore kanë zhdukur, mbrojtja ajrore dhe radarët janë zhdukur, dhe, më e rëndësishmja, liderët e tyre në pothuajse të gjitha nivelet janë zhdukur dhe nuk do të na kërcënojnë më ne, aleatët tanë në Lindjen e Mesme ose botën! Nuk na nevojitet dhe as nuk duam ndihma nga vendet e NATO-s – kurrë nuk e kemi dashur! Po ashtu, Japoni, Australi ose Koreja e Jugut. Në të vërtetë, nuk na nevojitet ndihma e askujt,” përfundoi ai.

Shtetet kryesore të NATO-s kanë refuzuar të ofrojnë mbështetje, duke theksuar se aleanca nuk duhet të përfshihet direkt në konflikt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...