26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj tij.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Hasa nuk ka lidhje me dy magazinat e kanabisit të zbuluara në Peqin. Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, si një nga personat e dyshuar në këtë çështje.

Hasa, i cili u vetëdorëzua një ditë më parë në polici, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtarinë e paligjshme, duke deklaruar se prej muajsh nuk kishte shkuar në objekt dhe nuk kishte dijeni për aktivitetin që zhvillohej aty.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me llamba, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë. Po ashtu, u sekuestruan pajisje elektrike si llamba dhe neonë, që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet.

Sipas policisë, objekti rezulton në pronësi të Hasës, çka çoi fillimisht në shpalljen e tij në kërkim. Në kuadër të operacionit është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas me iniciale E.M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së në zonën e Peqinit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Operacioni “Kurtaj” vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...