28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e karburanteve: Gazoili 203 lekë/litër, Benzina 175 lekë/litër

Bordi i Transparencës ka përcaktuar dje çmimet maksimale të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në treg, duke marrë parasysh lëvizjet e fundit në bursën Platts Mesdhetare. Vendimet hyjnë në fuqi sot, më 26 mars 2026, ora 18:30.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit (SSH EN 590) nuk do të kalojë 203 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë vendoset në 191 lekë/litër. Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi me pakicë është 175 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë 163 lekë/litër.

Bordi thekson se vendimet lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet në bursën Platts për gazoilin dhe benzinën, duke mos prekur çmimin e naftës bruto. Çmimet e vendosura përfshijnë vetëm marzhet maksimale bruto për operatorët, të cilat duhet të mbulojnë shpenzimet operative.

Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Infrastrukturës theksuan se vendimet synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit për çdo shkelje të konstatuar nga operatorët.

Ky vendim vjen në një situatë të pasigurt të tregut, ku çmimet ndërkombëtare të karburanteve luhaten, duke bërë të nevojshme përcaktimin e çmimeve maksimale për stabilitetin e tregut vendas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...