Ish-futbollisti i njohur David Beckham po përballet me një periudhë të vështirë në jetën personale, për shkak të tensioneve me djalin e tij të madh, Brooklyn Beckham.
Burime pranë familjes, të cituara nga RadarOnline, bëjnë të ditur se ish-ylli i futbollit po përjeton presion të fortë psikologjik dhe reagime emocionale më të thella se zakonisht. “Ai nuk mund të ndalojë së qari, edhe për gjërat më të vogla,”- theksojnë burimet, duke vënë në dukje se situata ka ndikuar në të gjithë familjen.
Tensionet u reflektuan edhe gjatë një koncerti të Cruz Beckham, ku ky i fundit performoi këngën “Loneliest Boy”. Dëshmitarët për RadarOnline raportojnë se atmosfera ishte e rënduar, ndërsa Victoria Beckham ndërhyri për të përqafuar të birin, duke shfaqur mbështetje në një moment të vështirë.
Sipas të njëjtave burime, situata mbetet e tensionuar dhe larg një zgjidhjeje, ndërsa fansat ndjekin me shqetësim zhvillimet brenda familjes Beckham.






