25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve të Pashkës

Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare.

Sipas udhëzimeve, në E Enjtja e Madhe lyhet një pjesë e vezëve të kuqe, zakonisht për çdo anëtar të familjes, për disa të afërm dhe një vezë që ruhet në shtëpi deri në Pashkën e ardhshme si simbol bekimi.

Ndërsa në E Shtuna e Madhe, familjet mund të lyejnë më shumë vezë, si për konsum ashtu edhe për t’i dhuruar të tjerëve.

Përbërësit kryesorë:
• Bojë ushqimore për vezë
• 25–30 vezë (ose sipas dëshirës)
• 6 gota ujë të vakët
• 1.5 filxhan kafe uthull
• Pecetë me vaj (lulëdielli ose ulliri)

Kuptimi i traditës
Sipas Kishës, veza përfaqëson jetën e fshehur që shpërthen dhe del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon flijimin e Krishtit, por edhe fitoren dhe gëzimin e jetës mbi vdekjen. Lëvozhga e vezës lidhet simbolikisht me varrin e Krishtit, që u hap për të dhënë jetë.

Një nga gojëdhënat më të njohura lidhet me Maria Magdalena, e cila pas ngjalljes së Krishtit i dhuroi vezë të bardha Pilatit. Sipas tregimit, ai dyshoi në ngjarje dhe tha se do ta besonte vetëm nëse vezët bëheshin të kuqe – dhe menjëherë ato ndryshuan ngjyrë.

Kjo traditë vazhdon të mbetet një nga simbolet më të forta të festës së Pashkës për besimtarët ortodoksë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...