26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Reforma territoriale duhet diskutuar me qytetarët” – PD nxjerr udhëzim për strukturat në qarqe

Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar një udhëzim të ri për angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën administrative dhe territoriale në të gjithë vendin.

Dokumenti parashikon një plan konkret veprimi për degët lokale, me synim përfshirjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve vendorë në hartimin e një ndarjeje të re territoriale.


Sipas udhëzimit, strukturat e partisë do të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore, ndërsa deri më 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e reformës.

Më tej, kërkohet që propozimet të finalizohen dhe të raportohen deri më 20 prill, të shoqëruara me dokumentim nga takimet në terren. Në këtë proces do të përfshihen edhe këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur lokal.

Në dokument theksohet se një ndarje e re territoriale më pranë qytetarëve konsiderohet çështje me rëndësi të veçantë politike, ndërsa procesi shihet si një hap kyç drejt riorganizimit të qeverisjes vendore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...