30.5 C
Tiranë
Tuesday, May 26, 2026
spot_img

“Dënimi duhet të jetë më i ashpër” – Apel për vrasjen e Klajdi Bitrit në Itali

Prokuroria italiane ka kërkuar rritjen e dënimit për autorin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, krim i ndodhur më 27 gusht 2023 në Sirolo.

Gjatë seancës në Ankona, Prokurori i Përgjithshëm Roberto Rossi paraqiti argumentet përfundimtare, duke kërkuar rishikimin e vendimit të shkallës së parë për 29-vjeçarin tunizian Fatah Melloul. Sipas akuzës, në vendimin fillestar nuk janë marrë plotësisht parasysh rrethanat rënduese, përfshirë motivet e dobëta që çuan në krim.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive trafiku, ku Melloul goditi për vdekje Bitrin me një pushkë me shtiza dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët në Falconara, teksa po kthehej nga bregdeti.

Në shkallën e parë, gjykata e kishte dënuar autorin me 18 vite burg. Në apel, i pandehuri ka bërë deklarata spontane, duke pretenduar se nuk kishte qëllim vrasjeje.

“Jemi qenie njerëzore dhe bëjmë gabime. Mora shtizën vetëm për të trembur,” u shpreh ai, duke kërkuar falje për ngjarjen.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar rikualifikimin e akuzës, duke përfshirë elementë të vetëmbrojtjes dhe uljen e përgjegjësisë penale, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 26 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por duhet të shmangësh vendimet impulsive. Mendohu mirë para se të reagosh. ♉ Demi Kërkon më shumë stabilitet dhe qetësi. Fokusohu...

Parashikimi I motit, e Martë, 26 Maj 2026

0
Më 26 maj 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike verore në pjesën më të madhe të...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...