25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Qeveria miraton projektin ‘Porta e Alpeve’ – investim 100 milionë euro për Shkodrën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar një projekt i ri infrastrukturor për qarkun e Shkodrës, i quajtur “Porta e Alpeve”. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Sipas tij, projekti ka një vlerë totale prej 100 milionë eurosh, ku 50 milionë euro financohen nga Banka Evropiane e Investimeve dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Karakaçi sqaroi se ndërhyrjet përfshijnë rehabilitimin e hapësirave urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe krijimin e qendrave multifunksionale në qytet, me qëllim rritjen e hapësirave publike për qytetarët.

Një tjetër komponent i projektit parashikon ndërhyrje në infrastrukturën lidhëse mes zonave turistike të Velipojës, Liqenit të Shkodrës, lumit Buna, Malësisë së Madhe dhe zonës së Alpeve.

Po ashtu, projekti përfshin investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe përmirësime në transportin urban dhe menaxhimin e mjedisit në zonat e banuara dhe turistike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...