25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Ferizaj: Punëtori 59-vjeçar humb jetën pas rënies nga kati i gjashtë në kantier ndërtimi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima, rreth 59 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim gjatë kryerjes së punimeve. Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por kanë konstatuar vdekjen e tij.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në vend janë angazhuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

Policia ka siguruar zonën dhe po vijon mbledhjen e provave, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga hetimet në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...