24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Kanosje dhe dhunë në Vlorë, 3 të arrestuar pas sulmit ndaj 35-vjeçarit

Vlorë – Policia ka arrestuar tre shtetas pas një ngjarjeje të ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku një 35-vjeçar është kanosur dhe dhunuar brenda automjetit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë Xh. I., K. H. dhe M. Z., të moshave 31, 34 dhe 20 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre të rinjtë kanë kanosur me një pistoletë sportive shtetasin L. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në automjet, duke tentuar më pas ta nxirrnin me forcë dhe duke e goditur me grushte dhe me tytën e armës.

I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar pistoletën sportive të dyshuar si mjeti i përdorur në ngjarje, si dhe automjetet e përfshira në rast.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Prokuroria e Vlorës, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për kanosje, plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve sportive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...