16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Përleshje mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 17-vjeçari

Korçë – Një konflikt mes dy grupeve të të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një të mituri, ngjarje që ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, pranë zonës së kinemasë.

Sipas informacioneve nga policia, i plagosuri është një 17-vjeçar me inicialet E.B., i cili ka marrë dëmtime me mjet prerës gjatë përplasjes dhe po trajtohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu kanë shoqëruar një person të dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e plotë të të gjithë personave të përfshirë.

Fillimisht u raportua se dëmtimi mund të ishte shkaktuar nga një rrëzim gjatë përleshjes, por hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se i mituri është goditur me mjet prerës.

Në vendngjarje janë konstatuar edhe sende të forta të përdorura gjatë konfliktit, përfshirë një atlete që dyshohet se i përket njërit prej të përfshirëve.

Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...