24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Konjufca në Samitin e Diasporës: “Mësimi i gjuhës shqipe, vetëm 10% e fëmijëve e ndjekin, pjesmarrja mbetet e ulët”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë Samitit të Diasporës në Tiranë, u ndal te nevoja për projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në mbështetje të diasporës shqiptare.

Ai tha se diaspora shqiptare është e përqendruar kryesisht në pesë shtete, ku sipas tij duhet të fokusohet edhe bashkëpunimi institucional.

“Në SHBA kemi një mërgatë përafërsisht të barabartë mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse mërgata e Shqipërisë është më e hershme. Në Greqi dhe Itali dominon mërgata e Shqipërisë, ndërsa në Gjermani dhe Zvicër mërgata e Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Ai theksoi se në këto vende duhet të ketë investime të përbashkëta për ruajtjen e identitetit kombëtar, veçanërisht në arsimin në gjuhën shqipe.

“Arritja më e madhe do të ishte sikur së bashku me Shqipërinë të dërgonim një numër të madh mësimdhënësish që mbulohen financiarisht nga të dyja shtetet. Duhen me qindra mësimdhënës për të mirëmbajtur shkollën shqipe në ato qytete ku jeton mërgata jonë”, tha ai.

Konjufca shtoi se deri tani mësimi i gjuhës shqipe në diasporë është mbështetur kryesisht në baza vullnetare dhe se pjesëmarrja mbetet e ulët.

“Sot vetëm 10% e fëmijëve të diasporës ndjekin shkollimin në gjuhën shqipe”, u shpreh ai.

Ai vuri theksin edhe te nevoja për rrjetëzim të organizatave shqiptare jashtë vendit, duke propozuar krijimin e një strukture të përbashkët koordinuese mes shoqatave në diasporë dhe institucioneve në Shqipëri e Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...