16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

“Samiti u përdor për propagandë elektorale” – Zhupa: Diaspora po lihet jashtë vendimmarrjes reale

Kryetarja e Komisionit të Diasporës në Kuvend, Ina Zhupa, ka reaguar në hapjen e Komisionit të Diasporës lidhur me Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, duke ngritur shqetësime për mungesë përfshirjeje dhe transparence.

Në një postim në Facebook, Zhupa deklaroi se komisioni nuk është përfshirë në organizim dhe se sipas saj, aktiviteti po përdoret për qëllime politike.

“Samiti ishte një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar qasjen e politizuar që ka qeveria ndaj diasporës dhe përdorimin politik që do t’i bëjë këtij samiti për propagandë elektorale, dhe aspak për përfshirjen reale apo një qasje shtetërore për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit”, shkruan Zhupa.

Ajo shprehet e keqardhur që, sipas saj, pjesëmarrës të shumtë kanë ardhur me pritshmëri për një diskutim serioz, por janë përballur me një qasje ndryshe.

“Jam e keqardhur që njerëz të ndritur, njerëz që kanë besuar se samiti mund të ishte serioz, kanë ardhur dhe janë përfshirë, por gjenden përballë propagandës qeveritare, përballë sloganeve si ‘Shqipëria 2030’”, vijon ajo.

Zhupa shton se mungon një qasje shtetërore gjithëpërfshirëse dhe se diaspora, sipas saj, nuk po trajtohet si partner real në zhvillimin e vendit, por në një formë të centralizuar përfaqësimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...