16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Pirdeni: “Diaspora mund të përshpejtojë integrimin në BE” – Qeveria forcon strukturat e negociatave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet përmes angazhimit të diasporës.

Gjatë panelit “Rrënjët që rikthejnë vlerë. Nga përvoja ndërkombëtare në administratë publike”, në kuadër të Samitit të Diasporës, ajo theksoi se bashkëpunimi me shqiptarët jashtë vendit është thelbësor për ecurinë e negociatave.

Pirdeni vlerësoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht ndër vendet më të avancuara në procesin e integrimit evropian, ndërsa nënvizoi se sfidat mbeten të mëdha, por të adresueshme.

“Është e rëndësishme që në këtë fazë të procesit të jemi të fuqizuar dhe të shtrijmë dorën për të bashkëpunuar me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, por që me zemër dhe shpirt janë gjithmonë të angazhuar për zhvillimet në vendin tonë”, u shpreh ministrja.

Ajo i bëri thirrje profesionistëve dhe të rinjve shqiptarë në diasporë që të kontribuojnë në procesin e integrimit dhe zhvillimit të vendit.

Në lidhje me negociatat me BE-në, Pirdeni njoftoi edhe një masë të re organizative, duke theksuar se qeveria ka vendosur krijimin e dy këshilltarëve të dedikuar për çdo ministri, të cilët do të angazhohen drejtpërdrejt në procesin e negociatave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...